Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra
16 zyrtarë të Policisë së Shtetit kanë dorëzuar kandidaturën për postin vakant të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Gara u hap pas pas dorëheqjes së ish-kryepolicit Ilir Proda, 1 ditë pas protestës së PD, kur u sulmua me molotov “Vila 31” në ish-Bllok. Pas përfundimit të afatit të djeshëm për aplikimin, Ministria e Brendshme ka publikuar sot listën e plotë me 16 kandidatë. Për herë të parë aplikonte janë dhe dy gra, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj. Lista e plotë e kandidatëve Afrim Tafa Alfred Çepe Arjanit Arapi Ejona Gurbardhi Elidon Çela Gentian Berberi Gentjan Shehaj Idajet Faskaj Lorenc Panganika Neritan Nallbati Pëllumb Seferi Rebani Jaupi Saimir Boshnjaku Skënder Hita Suela Sulkaj Tonin Vocaj
Burimi:
javanews.al