“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëorganizuar, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 3”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit G. B., 34 vjeç dhe D. H., 24 vjeç,si dhe u procedua penalisht shtetasi E. S., 39 vjeç, të tre banues në Krujë. Në celularët e 3 shtetasve të lartëpërmendur, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.