Fshati që jeton me ujë e patate, Buzaishta në Mokër nuk është braktisur nga banorët

Fshati që jeton me ujë e patate, Buzaishta në Mokër nuk është braktisur nga banorët

Ndryshe nga shumë fshatra të Mokrës që po përballen me braktisjen, Buzaishta, në njësinë administrative Velçan, vijon të mbetet një fshat që nuk është prekur nga ky fenomen. Me rreth 560 banorë, ky komunitet ka arritur të ruajë jetën rurale falë ujit të bollshëm, tokës pjellore dhe bujqësisë aktive. Sipas banorëve Buzaishta nuk është braktisur sepse kanë pasur gjithmonë mundësi të punojnë tokën. “Ka mbjellë tre rreshta dikur, pastaj erdhi holandezi, e ndalon babai dhe hyjnë rastësisht. Fshati Buzaisht sot ka 564 frymë, që i bie 94 familje. E vetmja arsye ka qenë patatja masivisht, nuk ka familje që nuk e kultivon. Marrin të ardhura të konsiderueshme. Për një dylym merrje 60 kunjtal. Kështu filloi misioni i patates. Ka patur mundësi për të investuar, shtëpitë,...