FOTOT/ Përmbytjet rrezikojnë urën që lidh dy lagjet e fshatit Orgjost në Kukës, ndërpritet energjia

FOTOT/ Përmbytjet rrezikojnë urën që lidh dy lagjet e fshatit Orgjost në Kukës, ndërpritet energjia

Edhe pse reshjet e shiut kanë ndaluar, situata vijon të jetë tejet shqetësuese dhe e rënduar në territorin e Bashkisë Kukës. Në fshatin Orgjost, ura që lidh mbi 1000 banorë të dy lagjeve të fshatit, rrezikon të dëmtohet seriozisht për shkak të fryrjes së lumit nga prurjet e shumta të ujit. Banorët tregojnë se prurjet e lumit kanë gërryer bazamentet e betonit në hyrje dhe dalje të urës, ku një pjesë edhe shembur. Sipas banorëve, në rast të përkeqësimit të situatës, ata nuk do të lejojnë fëmijët të shkojnë nesër në shkollë, ndërsa kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat e emergjencave civile në nivel lokal dhe qendror. Aktualisht, fshati Orgjost ka mbetur pa energji elektrike, e cila është ndërprerë rreth 30 minuta më parë.