FOTOT/ Nga ngjitja nëpër banesa te shkulja kasafortave, ja si vepronte banda e “skifterëve” në Itali! Mijëra euro mall i grabitur

FOTOT/ Nga ngjitja nëpër banesa te shkulja kasafortave, ja si vepronte banda e “skifterëve” në Itali! Mijëra euro mall i grabitur

Ata kishin zhvilluar një mënyrë të saktë dhe të provuar veprimi, e cila u lejonte atyre të vidhnin sasi të mëdha bizhuterish dhe parash. Shqiptarët kishin teknikën e kacavjerrjes nëpër banesa, ku nuk mungonin të përdornin edhe çarçafë për litar. Në shumë raste shkulnin edhe kasafortat, ndërsa i hapnin me pajisje moderne të sofistikuara. Për transport përdornin të njëjtin mjet, që ishte parë muajt e fundit në shumë rajone të Italisë. Hetuesit siguruan edhe pamje filmike të grabitjeve. “Hetimi u nis nga oficerët e Seksionit të Krimeve kundër Pronës të Skuadrës së Veronës, pas një rritjeje të konsiderueshme të vjedhjeve me thyerje banesash të regjistruara midis nëntorit dhe dhjetorit në këtë provincë”, thanë autoritetet. Skema që përdorte banda ishte “modus operandi”, e mirëorganizuar dhe me...