FOTO/ Të veshur me uniforma me logon e BKH, dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes

FOTO/ Të veshur me uniforma me logon e BKH, dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes

Nga Blerina Cene Këto janë fotografitë e momentit të rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, që sipas aksionit të disa ditëve më parë u mor peng me urdhër të Ergys Agasit në rastin që nuk tërhiqej nga gara për tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Nga dosja hetimore, SPAK pretendon se ky është momenti që tregon se në 12 gusht të këtij viti, në orën 10:41 në një automjet Range Rover të zi futet një person i ngjashëm me Gerond Meçen. Personat që SPAK thotë se do ta rrëmbenin sipërmarrësin, mbajnë të veshur uniformën e policisë dhe të agjentëve të BKH-së që i afrohen Meçes nën këtë cilësi. Dyshimet janë që dy biznesmenët e shpallur në kërkim disa ditë më parë, Ergys Agasi dhe...