FOTO- Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën

FOTO- Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën

Një aksident tragjik me 3 viktima ndodhi mbrëmjen e të dielës (22 mars) në Vlorë, ku dy automjete u përplasën kokë më kokë. Fillimisht u raportua se si pasojë e aksidentit në rrugën Vlorë-Kote humbën jetën dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer mbeti i plagosur. Por më vonë si pasojë e plagëve të marrë i plagosuri ndërroi jetë, duke e rritur numrin e viktimave në tre. Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.