FOTO/ I dyshuar si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit, kush është i riu që u vra sot

FOTO/ I dyshuar si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit, kush është i riu që u vra sot

Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti të ndodhur në një lokal në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në Tiranë. Sipas burimeve, viktima është identifikuar si Egli Pashollari, 32 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me thikë gjatë një përplasjeje mes disa të rinjve. Konflikti mësohet se ka nisur brenda ambienteve të lokalit. Burime  bëjnë me dije se 32-vjeçari njihej si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve të përfshirë.