FOTO/ Grabisnin bankomatet me kamion-vinç, kërkohen 55 vite për bandën e shqiptarëve

FOTO/ Grabisnin bankomatet me kamion-vinç, kërkohen 55 vite për bandën e shqiptarëve

Prokuroria kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve që e nisi në Palma de Gandia dhe përshkoi gjysmën e Spanjës duke grabitur bankomate me kamionë- vinç Nga Miguel Pérez, ONDA NARANJA Janë tetë persona, shumica me origjinë shqiptare, të cilët arritën të marrin 91.735 euro nga një bankomat në Palma de Gandia, të cilin e shkulën me një kamion vinç. Një bankomat tjetër e humbën në një rrugë fshati gjatë arratisjes me nxitim. Shuma e grabitur nga bankomatet e shkatërruara arrin mbi 300.000 euro, ndërsa dëmet e shkaktuara bankave janë pothuajse në të njëjtin nivel. Ngjarja u raportua për herë të parë më 26 prill 2024, pak orë pas grabitjes, ndërsa në dhjetor të po atij viti u arrestuan autorët. Banda e nisi aktivitetin...