FOTO/ 1 vit e gjysëm pas dëmtimit, shembet rruga që lidh fshatrat Kakaç dhe Verçun
Segmenti rrugor që lidh fshatin Kakaç me fshatin Vërçun, në territorin e Bashkisë Maliq, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, pavarësisht se është ndërtuar vetëm rreth një vit e gjysmë më parë. Ky aks është realizuar si investim i Këshillit të Qarkut, por gjendja aktuale e tij ngre dyshime serioze mbi cilësinë e punimeve. Bëhet fjalë për rreth 150 metra asfalt, ku çarjet dhe dëmtimet janë të dukshme, duke reflektuar qartë një investim me standarde të dobëta teknike. Në disa pjesë të segmentit, asfalti është dëmtuar rëndë, duke e bërë rrugën të rrezikshme për qarkullimin e mjeteve. Sipas banorëve të zonës, situata paraqet rrezik serioz jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për vetë fshatin Vërçun, pasi ekziston rreziku i shembjes së mëtejshme të rrugës...
Burimi:
syri.net