Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Në pavijonin e Pediatrisë në Spitali Rajonal Korçë ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore një foshnjë rreth 2 muajshe. Sipas burimeve konfidenciale nga policia dhe spitali, foshnja ndodhet aktualisht në gjendje kritike, ndërsa dyshohet se përkeqësimi i saj mund të ketë ardhur si pasojë e kequshqyerjes Bëhet me dije se foshnja ka lindur para kohe, rreth 7-muajshe. Fillimisht ajo është trajtuar në spitalin e Korçës dhe më pas në Tiranë, nga ku mësohet se ka dalë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Megjithatë, pas kthimit në banesë, gjendja e saj është përkeqësuar ndjeshëm. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se nëna nuk është kujdesur për ushqyerjen e foshnjës me gji, çka mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të saj. Ndërkohë, raportohet gjithashtu...