FNSH e RENEA bastisin kompleksin e banimit tek ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë
Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë një aksion në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë mëngjesin e sotëm. Një prej komplekseve të banimit në Lungomare, i njohur si kompleksi "Oslo" është rrethuar gjatë natës dhe vijon të jetë nën kontrollin e policisë. Gjatë aksionit po kontrollohen banesat, si edhe persona të dyshuar për precedentë kriminalë. Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle të detajuara. Monitorimi po bëhet edhe me dron nga ajri për të mbuluar të gjithë perimetrin e zonës së Ujit të Ftohtë. Aksioni policor vijon.
Burimi:
syri.net