Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, duke sjellë në Shqipëri tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët u lokalizuan në Danimarkë, Francë dhe Itali. Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe partnerëve europianë, u bë i mundur ekstradimi i këtyre shtetasve që akuzohen për vepra të ndryshme penale, që nga pastrimi i parave e deri te mashtrimi. Nga Danimarka u ekstradua 28-vjeçari me iniciale D. M., i lindur në Elbasan, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare për pastrim parash. Ky shtetas ka një profil të lartë kriminal, pasi më parë është dënuar me 13 vite burg në Norvegji për trafik droge si pjesë e një organizate kriminale, si dhe për falsifikim dokumentesh e vjedhje energjie. Hetimet e...