Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda
Strukturat e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan kanë finalizuar me sukses operacionin “Border”, duke goditur një rast të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Në pranga kanë rënë shtetasit D. Z. dhe bashkëshortja e tij T. Z., banues në Maqedoninë e Veriut, si dhe shtetasi T. Q., banues në Prrenjas. Skema e trafikut Sipas hetimeve disajavore, çifti nga Maqedonia e Veriut e kishte transportuar emigrantin turk deri pranë kufirit të gjelbër në Qafë Thanë. Aty, me ndihmën e 39-vjeçarit nga Rrajca, u bë e mundur hyrja ilegale e tij në territorin shqiptar, me destinacion final Tiranën. Surpriza e operacionit Shtetasi turk që po transportohej, S. K., 31 vjeç, pas verifikimeve rezultoi se ishte person në kërkim nga...