Fieraku zihet me dy venezueliane, u përplas derën në fytyrë
Dy shtetase venezueliane janë konfliktuar pasditen e sotme me një qytetar fierak, i cili pas zënkës i ka përplasur derën në fytyrë njërës prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “ Konferenca e Pezës” ndërkohë që paraprakisht mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Dy venezuelianet kanë kërkuar ndihmën e policisë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të rastit.
Burimi:
vizionplus.tv