Fier/ Dhunë, mashtrim dhe vjedhje, procedohen disa persona dhe shpallen në kërkim babë e bir

Fier/ Dhunë, mashtrim dhe vjedhje, procedohen disa persona dhe shpallen në kërkim babë e bir

Policia e Fierit ka nisur disa procedime penale për raste dhune, mashtrimi dhe vjedhjeje, ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, një 21-vjeçar nga Peqini po hetohet pasi dyshohet se ka goditur me grushte një të mitur 16 vjeç, ndërsa një 27-vjeçar nga Fieri akuzohet se i ka marrë para një shtetaseje përmes mashtrimit dhe nuk ia ka kthyer. Në një tjetër rast, babë e bir, 40 dhe 20 vjeç, janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë dhunuar një 45-vjeçar për motive të dobëta. Ndërkohë, në Divjakë ka nisur procedim penal edhe ndaj një 14-vjeçari që dyshohet se ka vjedhur disa enë kuzhine në banesën e një 63-vjeçari. Paralelisht, një fëmijë 2-vjeçar është dërguar për mjekim në spital...