Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Festimet, Proda takim me punonjësit e Rrugores: Zero tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë zhvilluar një takim me shërbimet e Policisë Rrugore të planifikuara në shërbim gjatë natës së ndërrimit të viteve, si dhe me punonjësit e Sallës së Komandimit të DVP Tiranë. Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm uroi Gëzuar Vitin e Ri për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, veçanërisht për ata që ishin në shërbim, duke i falënderuar për përkushtimin dhe sakrificën në garantimin e sigurisë së qytetarëve. Ilir Proda theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit, duke nënvizuar se çdo kontroll ka si qëllim kryesor shpëtimin e jetëve. Njoftimi i policisë: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor...