Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona
Nën kujdesin e veçantë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe janë zhvilluar aktivitete festive me familjarët e dëshmorëve të Policisë. “Këto takime simbolike, të organizuara në prag të festave të fundvitit, erdhën si shprehje e mirënjohjes së thellë për sakrificën sublime të punonjësve që dhanë jetën në krye të detyrës, duke u shpallur Dëshmorë të Atdheut.“, thuhet në njoftimin për shtyp. Në mesazhin e përcjellë gjatë këtyre aktiviteteve, u theksua se mbështetja morale dhe institucionale mbetet prioritet absolut i Drejtorit të Përgjithshëm. Qëllimi është që familjarët të mos ndihen asnjëherë vetëm, por të jenë gjithmonë të rrethuar nga respekti dhe përkrahja e “familjes së madhe” të Policisë së Shtetit. Nga...