Familja shqiptare u shua në Itali, nxënësit homazhe 15-vjeçares: Xhesika, ti jeton përgjithmonë në zemrat tona!
Shokët e shkollës dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën Xhesika Kolës, 15-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën së bashku me prindërit dhe vëllanë, si pasojë e një rrjedhjeje monoksidi karboni në Itali. “Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona! Na mungon tashmë. Ti shkëlqen dhe do të shkëlqesh”, janë shprehur ata të prekur nga kjo tragjedi. Xhesika ishte nxënëse e klasës së tretë të shkollës së mesme në Camigliano, njësi e Capannorit. Për të, drejtuesja e institucionit shkollor, Gloria Giuliani, i ka dërguar një letër gjithë komunitetit shkollor, ku shpreh “ngushëllimin e thellë” për ngjarjen tragjike dhe “afërsinë e sinqertë me familjarët në këtë moment dhimbjeje të madhe”. Nxënësit e shkollës së Camiglianos po mbështeten nga një psikologe e aktivizuar nga vetë shkolla. Mbrëmjen...
Burimi:
vizionplus.tv