Fadroma përplas punëtorin në kantier, 45-vjeçari ndërron jetë në spital
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Palasë. Një mjet fadromë ka goditur një person brenda një kantieri ndërtimi. I dëmtuari, 45-vjeçari Kreshnik Haska, është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. “Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të...
Burimi:
javanews.al