Erion Veliaj mbetet në burg! GJKKO i refuzon edhe garancinë pasurore në këmbim të lirimit
Kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjyqtarja e GJKKO-së Etleva Deda nuk pranoi sot kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’, me një masë më të butë sigurie. Gjatë seancës gjyqtarja refuzoi edhe garancinë pasurore për të liruar Erion Velinë i marrë i pandehur për korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, pastrim parash, fshehje apo mosdeklarim pasurie dhe futje të sendeve të ndaluara në paraburgim. Në fund të seancës avokati i tij, Sokrat Gjermeni, tha se GJKKO nuk pranoi as ofertën e garancisë pasurore por nuk dha shifrën sesa kishin ofruar për ta liruar. 'U kërkuan disa masa. Detyrim paraqitjes pesë herë në javë, garancia pasurore, ndalimi i daljes jashtë shtetit, pra të gjitha masat që...
Burimi:
syri.net