Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të mos pranojë kërkesën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për të lënë qelinë. Veliaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” me një masë sigurimi më të butë si “Garancia pasurore” ose “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Por pretendimet e tij u rrëzuan nga Gjykata ditën e sotme.