Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

Zjarri i madh që përfshiu mbrëmjen e djeshme, 8 janar, tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ka lënë pas pasoja të rënda materiale, ndërsa sot nga zona shihen ende shtëllunga të mëdha tymi. Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, duke raportuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga ky treg tregoi se operacioni i forcave zjarrfikëse po vijon ende pasi ka disa vatra që janë ende aktive në kapanonet A dhe B. Ndërkohë shtëllungat e tymit mbi treg vijojnë ende, siç tregojnë edhe pamjet e transmetuara live. Disa prej tregtarëve thanë se dëmet e tyre u shkon në miliona lekë, megjithëse ende nuk kanë mundur të bëjnë një përllogaritje të saktë të dëmeve. “Unë jam e dëmtuara më shumë, këto mund të ishin...