EMRI/ Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve! Mesazhet e dyshimta me të vëllain në Francë

EMRI/ Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve! Mesazhet e dyshimta me të vëllain në Francë

Një 40-vjeçar nga Skrapari, i identifikuar si Ilir Kurti, rezulton i zhdukur prej 24 orësh, duke shkaktuar shqetësim te familjarët dhe të afërmit e tij. Sipas burimeve familjare, Ilir Kurti ka humbur kontaktet që prej mëngjesit të ditës së djeshme, ndërsa përpjekjet për ta kontaktuar kanë qenë të pasuksesshme. Të alarmuar nga mungesa e tij dhe nga një mesazh me përmbajtje shqetësuese dërguar të vëllait në Francë, familja dhe shokët kanë nisur kërkimet në zonë. Mbrëmjen e djeshme, 19 shkurt, shokët e 40-vjeçarit kanë gjetur motorin e tij pranë kanioneve të zonës. Pranë mjetit janë konstatuar edhe disa sende personale, mes tyre një cigare dhe një shishe verë, të dyja të pira përgjysmë. Paraprakisht dyshohet se ky Ilir Kurti mund të jetë hedhur në lumë....