Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
EMRI/ Vidhte dhe dhunonte varret në Berat, arrestohet autori
Varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit, janë demtuar e dhunuar. Hajdutët hynin në ambjentet e brendshme të varrezave gjatë natës dhe shqyenin e vidhnin nga varret gotat dhe materialet e zbukurimeve prej bronxi dhe metali dhe vidhnin edhe kangjellat rrethuese, duke dëmtuar edhe mermeret e varreve. Më pas,të gjitha materialet e vjedhura shiteshin për Skrap. I identifikuar si “dhunues i varreve”, nëpërmjet identifikimit nga kamerat e sigurisë dhe verifikimeve të bëra në pikat e grumbullimit të hekurishteve në qarkun e Beratit, ai ishte shpallur në kërkim policor dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg”,në mungesê. Më në fund Romeo Këmbaci u arrestua nga policia, nën akuzën e “Dhunimi i varreve”,...