EMRI-VIDEO/ Zjarr në një pallat në Gjirokastër,asfiksohet e moshura

EMRI-VIDEO/ Zjarr në një pallat në Gjirokastër,asfiksohet e moshura

Një vatër zjarri ka përfshirë një banesë,në katin e parë të një pallati në Gjirokastër. Me mbërritjen e zjarrfikëses në vendngjarje u konstatua se në banesë ndodhej një e moshuar, shtetasja Cevi Jonuzi, 83 vjeçe, e cila nuk ishte në gjendje të dilte jashtë dhe ndodhej e asfiksuar brenda banesës së përfshirë nga flakët. Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi, duke bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës nga banesa dhe shoqërimin e saj në urgjencë për dhënien e ndihmës së parë. Operacioni vijoi me vënien e zjarrit nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij dhe rrezikimin e banesave të tjera. Si pasojë e zjarrit, në banesë pati dëme materiale.