EMRI/ Tritol agjentit të krimeve në Lezhë

EMRI/ Tritol agjentit të krimeve në Lezhë

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës ,në qytetin e Lezhës. Objekt i sulmit ishte automjeti në pronësi të një punonjësi policie. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 05:55 dyshohet se një sasi lënde plasëse është vendosur në një makinë të parkuar tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të 41- vjecarit Gent Gjetja, agjent i krimeve në Drejtoria Vendore të Policisë Lezhë. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale në automjet, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Gent Gjetja, prej vitesh shërben në strukturat e hetimit të policisë së  Lezhës dhe njihet për angazhimin e tij në luftën kundër kriminalitetit. Menjëherë pas ngjarjes policët kanë marrë dëshminë e kolegut të tyre, e po ashtu kanë bërë sekuestrimin...