EMRI/ Shiste veshje, çanta, syze dhe ora false! Arrestohet pronari 29-vjeçar i dyqanit në Tiranë

EMRI/ Shiste veshje, çanta, syze dhe ora false! Arrestohet pronari 29-vjeçar i dyqanit në Tiranë

Një 29-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se, kryente biznes dike shitur mallra me logo false të markave luksoze. Sipas njoftimit të policisë, operacioni i koduar "Etiketa" është kryer në rrugën “Sulejman Delvina”, dhe u arrestua pronari i dyqanit, Hysen Ramaj, 29 vjeç. Si provë materiale u sekuestruan edhe mallrat e gjetura, kryesisht çanta, syze, ora dhe veshje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”. Njoftimi i policisë:  "Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Etiketa”. Zbulohet një tjetër subjekt, ku shiteshin produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje. Arrestohet pronari i dyqanit në rrugën “Sulejman Delvina”. Sekuestrohen mallrat. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, me...