EMRI/ Po hynte në Shqipëri nga Porti i Durrësit, arrestohet 42-vjeçari me katër identitete

EMRI/ Po hynte në Shqipëri nga Porti i Durrësit, arrestohet 42-vjeçari me katër identitete

Tentoi të hynte në Shqipëri duke përdorur disa identitete, me qëllim t’i shmangej identifikimit nga Policia, pasi ishte i dënuar në Itali me mbi 5 vjet burgim për vjedhje me pasoja të rënda dhe për emigracion të paligjshëm, ndalohet 42-vjeçari i kërkuar. Policia e Durrësit bëri sot me dije (12 mars) se ka identifikuar dhe arrestuar në Portin e qytetit, Martin Dervishin. “Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit Armando Valchizan alias Armando Dervishi alias Armando Gheorghe alias Altin Dervishi alias Martin Dervishi, 42 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar. Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Pordenones e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 9 muaj e 5 ditë burgim, për...