EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë arratisjes pas një tentative vjedhjeje në një vilë në kodrat e Arezzos, në Itali. Viktima është identifikuar si Arben Kristea, banues në rajonin e Lazios dhe me precedentë penalë. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga Karabinieret, shqiptari ka ndërruar jetë si pasojë e një shoku hemorragjik, pasi ka prerë arterien femorale gjatë përplasjes me një gardh metalik kundër derrave të egër, teksa po përpiqej ta kapërcente për t’u larguar nga vendngjarja. Ngjarja ka ndodhur në Gorello, një zonë kodrinore pranë Arezzos. Tre persona dyshohet se kishin shënjestruar disa banesa mbi rrugën shtetërore 71 drejt Valdichianës. Rreth orës 20:39 ka rënë alarmi në vilën e shënjestruar, e cila në atë moment ishte bosh, pasi pronarët mungonin. Në vendngjarje ka ndërhyrë...
Burimi:
syri.net