EMRI+ PAMJET/ U kap në flagrancë duke transportuar 10 kg kanabis, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar në Unazëm e Madhe, duke transportuar kanabis me qëllim shitjen. Mësohet se në pranga ra Vilson Shima, 42 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesë iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak, vihet në pranga 42-vjeçari. 42-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në...
Burimi:
ntv.al