EMRI/ Largoi me makinë të riun pas një konflikti, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër
Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës, në kuadër të një operacioni të koduar “Grudë e Re”. Në vijim të kontrolleve të bazuara në informacione operative për kapjen e personave në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Klavjert Fusha, banues në fshatin Grudë e Re. Sipas policisë, ndaj 21-vjeçarit ishte lëshuar urdhër ndalimi nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga hetimet dyshohet se më 16 janar 2026, i riu ka transportuar me automjet shtetasin E. K., i cili ishte përfshirë në një konflikt për motive...
Burimi:
syri.net