EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë të regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash-Porocan në Gramsh, pranë fshatit Bardhaj. Policia ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se nga ky aksident ka humbur jetën një person. Viktimë ka mbetur 43-vjeçarja, Dëshira Hoxha. Bëhet me dije se ajo ishte infermiere. Mësuesja Albana Boja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar në gjendje kritike drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Drejtuesi i kamionçinës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gramshit. “Gramsh/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B.,...
Burimi:
javanews.al