EMRI/ I zhdukur që prej 20 shkurtit, gjendet i pajetë 20-vjeçari shqiptar në Itali

EMRI/ I zhdukur që prej 20 shkurtit, gjendet i pajetë 20-vjeçari shqiptar në Itali

Nga Alba Kepi Është gjetur i pajetë pas disa orësh kërkimesh Riccardo Merkuri, 20 vjeç, djali i një familje emigrantësh shqiptarë, i zhdukur që nga pasditja e 20 shkurtit në Civitanova Marche, pasi kishte ushtruar një agresion të dhunshëm ndaj nënës së tij në banesën e tyre. Trupi u gjet në det rreth mesditës së sotme, sipas konfirmimit të zjarrfikësve. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, gjithçka ka ndodhur rreth orës së darkës. Në shtëpi ndodheshin vetëm i riu dhe nëna e tij, Albana, pronare e një qendre estetike; babai, Mario Merkuri, një sipërmarrës i vogël ndërtimi, dhe djali tjetër nuk ishin në banesë. Një debat, për arsye ende të paqarta, i cili ndodhi pikërisht në ditën e 20-vjetorit të të riut, ka degjeneruar në...