EMRI/ I humbur prej dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari nga Dhivri
Pas dy ditësh kërkimesh është gjetur mesditën e sotme trupi i pajetë i Spiro Guveli 91 vjeç banor i fshatit Dhivër. 91 vjeçari pas largimit nga jeta të bashkëshortes së tij jetonte i vetëm, pasi dy fëmijët e tij janë në emigracion prej vitesh në Greqi. Prej dy ditësh, që në datën 9 shkurt ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Kanë qenë banorë të fshatit ata që njoftuan më mosardhjen e tij në shtëpi, duke u shprehur se ai kurrë nuk largohej nga shtëpia. Me të marrë njoftimin ka nisur operacioni i kërkim shpëtimit nga MZSH bashkia Finiq. Pas kërkimit prej dy ditësh mesditën e sotme me pjesëmarrje të banorëve të fshatit, policisë si dhe shërbimit zjarrfikës u gjet i pajetë trupi...
Burimi:
syri.net