EMRI/ Humb jetën punëtori 43-vjeçar në një gurore në Dajt, arrestohet fadromisti
Një punëtor ka humbur jetën sot në një gurore në zonën e Dajtit, pasi u përplas nga një fadromë gjatë punës. Ngjarja ndodhi teksa mjeti i punës po lëvizte mbrapsht në ambientet e subjektit. Si pasojë e përplasjes, 43-vjeçari Adriatik Xhafaj humbi jetën. Pas ngjarjes, policia arrestoi drejtuesin e fadromës, personin me inicialet Ilir Çaka, 56 vjeç. Ai dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit në vendin e punës. Njoftimi i plotë i policisë "Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: -arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një subjekt (gurore) në Dajt, ka përplasur gjatë...
Burimi:
syri.net