Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
EMRI/ Grabiti me dhunë marketin në Yzberisht, arrestohet autori i dyshuar
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Intervent”, duke arrestuar 40-vjeçarin Elkjer Tafciu, i dyshuar për vjedhjen e një shume parash në një market në Yzberisht, gjatë së cilës kërcënoi punonjësen me thikë. Tafciu, me precedent penal për vjedhje me dhunë, u kap në Rrugën e Qelqit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas një hetimi intensiv për zbardhjen e ngjarjes. Punonjësja e marketit, e cila u lëndua në dorë gjatë përpjekjes për të ndaluar sulmin, mori ndihmë mjekësore dhe u largua nga spitali. Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Intervent”. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari që vodhi një shumë parash dje, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë. I arrestuari, me precendent penal për vjedhje...