EMRI-FOTO/ Një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgjet greke
46-vjeçari nga Labova e Gjirokastrës, Dhimitër Meci, është plagosur rëndë ditën e sotme në burgun e Malandrinos në Greqi. Ai është qëlluar me një thikë të improvizuar, nga i burgosuri grek E. Nousi, i akuzuar për organizatë kriminale, i cili punonte në mensën e burgut. Ngjarja ka ndodhur pikërisht sot, kur Meci u transferua nga burgu i Koridhalos në Malandrino. Që prej arrestimit të tij në fillim të dhjetorit 2025, Meci mbahej në repartin psikiatrik të burgut të Koridhalos. Dhimitër Meci alias Dhimo Meci, u arrestua nga policia greke së bashku me Andrea Brokerin nga Himara, Fatjon Prendin nga Lezha si dhe disa grekë, në një operacion ku u shpall në kërkim edhe Vasil Theohari nga Finiqi. Ata akuzohen për tentativën e vrasjes së mafiozit...
Burimi:
syri.net