EMRI + FOTO/ Drejtori i burgut të Rrogozhinës ktheu banesën në shtëpi bari, i gjejnë 4 mijë rrënjë kanabis! Arratiset
4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në një shtëpi në zonën e Peqinit, nga një aksion i organizuar nga policia këtë të enjte, 19 mars. Burime zyrtare bëjnë me dije se shtëpia i përket drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. Sipas të njëjtave burime, zyrtari është shpallur në kërkim pasi policia nuk e ka gjetur në banesën e tij apo në vendin e punës. Sipas burimeve, banesa ku u gjetën bimët narkotike rezulton të jetë në një fshat të Peqinit. Pas zbulimit të kësaj sasie të madhe kanabisi, Hasa është shpallur në kërkim nga autoritetet, ndërsa është pezulluar nga detyra. Ndërkohë, policia dhe organet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi:
syri.net