EMRI/ Fier, arrestohet 31 vjeçari, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike
Një 31-vjeçar nga Fieri, Frans Begaj, është arrestuar pasi dyshohet se ushtronte veprimtari të paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike në doza në qytetin e Fierit. Gjatë kapjes, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kanabisi e ndarë në doza gati për shitje. Sipas hetimeve, ai siguronte lëndën narkotike, e përgatiste dhe e shpërndante në zona të ndryshme të qytetit, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Fier Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me...
Burimi:
syri.net