EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut
Është ekstraduar nga Londra drejt vendit tonë një anëtar i grupit të Laert Haxhiut. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Lorenc Lala, alias Kristian Lala, Ilir Lamberti, 49 vjeç, lindur në Lushnje. Shtetasi Lorenc Lala, është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, me vendim Nr. 691 datë 01.10.2023, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje për gjakmarrje”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit e Laert Haxhia, Artan Tafani,...
Burimi:
javanews.al