EMRI/ Dyshohet se abuzoi me të miturën, Gjykata lë në burg njerkun e 12-vjeçares
Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka lënë në burg, Kelmend Kursën, autorin që dyshohet të ketë abuzuar me vajzën e mitur të bashkëjetueses. Togat e zeza vendosën masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Krusën, teksa ky i fundit hetohet edhe në lidhje me vrasjen e babait të vajzës së mitur, ngjarje e ndodhur 8 vjet më parë. Ishte 12-vjeçarja, e cila kallëzoi në Policinë e Gjirokastrës se është abuzuar seksualisht nga njerku i saj. Denoncimi është bërë më 25 janar, kur vajza është paraqitur në Komisariatin e Policisë e shoqëruar nga e ëma. Sipas burimeve zyrtare, nëna dhe vajza ishin paraqitur edhe një më herët në komisariat, por ishin tërhequr pa depozituar kallëzim. 39 vjeçari jetonte në një banesë me qira dhe...
Burimi:
syri.net