EMRI/ Autori i 11 grabitjeve, arrestohet 30 vjeçari me dy emra! I riu dogji një makinë, kërcënoi edhe ish-vjehrrin

EMRI/ Autori i 11 grabitjeve, arrestohet 30 vjeçari me dy emra! I riu dogji një makinë, kërcënoi edhe ish-vjehrrin

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i identifikuar si Emiljan Nikolli, alias Emiljan Lleshi nga Mamurrasi. [emiliano niikolli] Sipas policisë, gjatë vitit 2025 dhe muajit janar 2026, 30-vjeçari dyshohet se ka kryer 11 vjedhje, prej të cilave 7 nën kërcënimin e armës. Mes rasteve të dokumentuara janë vjedhje në dy karburante, një dyqan dhe katër taksistë, ku dyshohet se ka përdorur një pistoletë lodër. Po ashtu, ai akuzohet për katër vjedhje të tjera në markete dhe banesa. Gjithashtu, ndaj tij rëndojnë dyshime se ka djegur pjesërisht një automjet në Tiranë dhe ka kanosur me fjalë ish-vjehrrën e tij. Për këto fakte, ai dyshohet për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kanosja”. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi G....