EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Montecalvolit, në komunën Santa Maria a Monte në Itali, ku në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 14 shkurt, u shënua një vrasje tipike mafioze. Mediat italiane bëjnë të ditur se viktima është Kevin Muharremi, 25 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Fucecchio, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri teksa ndodhej brenda një automjeti. Sipas mediave italiane, atentati ndodhi rreth orës 05:30 në via della Repubblica, në qendër të zonës së banuar, përballë një bari dhe pranë selisë së Misericordia-s së Montecalvolit. I riu po kthehej nga një mbrëmje me dy miq, kur makinës me të cilën udhëtonin iu afrua nga një automjet tjetër, nga ku u qëllua të paktën tre...