EMRI/ Arrestohet 49-vjeçari në Fier, u kap me doza kanabis, gati për shitje
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Neë Start 3”, për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi Hamza Muho, 49 vjeç, banues në Patos, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi, në një lokal në Patos. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis që ai e posedonte me qëllim shitjen në doza. Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu...
Burimi:
vizionplus.tv