EMRI/ Aksion në Roskovec, gjenden armë dhe granata, prangoset pronari i tyre

EMRI/ Aksion në Roskovec, gjenden armë dhe granata, prangoset pronari i tyre

Një operacion i befasishëm policor është zhvilluar në orët e mbrëmjes në Roskovec, pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në fshatin Sukë të Roskovecit, konkretisht në një biznes në pronësi të shtetasit Abiol Hada, ku gjatë veprimeve janë zbuluar dhe sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike. Sipas burimeve nga zona, si dhe konfirmimit zyrtar nga Policia e Fierit, gjatë kontrollit janë gjetur: 2 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta, 2 granata, si dhe sasi lënde narkotike, të dyshuara si drogë, në ambientet e lokalit. Hada është shoqëruar nga policia, ndërsa ndaj tij po kryhen veprime hetimore, pasi ekzistojnë dyshime të forta për lidhje me grupe kriminale që veprojnë në zonë. Policia Vendore e Fierit ka njoftuar...