EMRI/ Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën 21-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune, në rrugën “Janaq Kilica”, në Elbasan. Një 26-vjeçar, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë anësore. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në mjet, shtetasi Nehat Uruçi, 21 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është arrestuar nga Policia. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Burimi:
syri.net