EMRI/ 20-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

EMRI/ 20-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar ditën e sotme. Mediat italiane raportojnë se 20-vjeçari me origjinë shqiptare Klaudio Gjoka mbeti viktimë pas një aksidenti të rëndë ku u përfshinë një kamion dhe një makinë e tipit “Audi”. Sipas mediave italiane aksidenti ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo-Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë Stafarda. Gjoka mësohet se po drejtonte makinën “Audi”. Fatkeqësisht, ai pësoi më shumë nga përplasja e dhunshme ballë për ballë. Përpjekjet e shpëtimit nga mjekët ishin të pasuksesshme. Zjarrfikësit e Saluzzo-s, të cilëve iu desh të nxirrnin djalin, karabinierët dhe shërbimet e urgjencës shëndetësore ishin në vendngjarje, informon media italiane. Rruga u mbyll për disa orë për shkak të kaosit që shkaktoi në rrugë përplasja dhe...