EMRAT/ Zbulohet tuneli ku kultivohej kanabis, 3 të arrestuar në Shkodër
Policia ka finalizuar operacionin në Shkodër, ku ka zbuluar një tunel të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Sipas njoftimit të policisë, u sekuestruan 670 fidanë dhe bimë të dyshuara kanabis, si dhe 254 pajisje elektrike (llamba, panele LED, filtra ajri etj.) që shërbenin për kultivimin dhe tharjen e tyre. Në flagrancë u arrestuan Arvid Papajanis 35 vjeç dhe Klodian Hasanaj , 30 vjeç, ndërsa në pranga u vu edhe Dritan Selmani , 40 vjeç. Po ashtu, u proceduan penalisht 3 punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë/ Shkodër Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 9”. Shkon 14 numri i rasteve...
Burimi:
syri.net