EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

Pas largimit të Ilir Proda nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është hapur zyrtarisht gara për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit. Kjo e mërkurë, 11 mars, shënoi edhe afatin e fundit për dorëzimin e aplikimeve nga kandidatët në garë. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka zbardhur listën zyrtare të emrave që kanë paraqitur kandidaturën për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit. Në listën e kandidatëve përfshihen: Pëllumb Seferi Elidon Çela Alfred Çepe Rebani Jaupi Saimir Boshnjaku Lorenc Panganika Afrim Tafa Neritan Nallbati Idejet Faskaj Gentian Berberi Tonin Vocaj Skënder Hitaj Arjanit Arapi Gentjan Shehaj